Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi që dyshohet se ka rrahur fizikisht gruan e tij, shkruan Llapi.info.

Personi i arrestuar me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

”Podujevë, 19.03.2022-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.