Lokale - eSIMy

Rekrutët e rinj të FSK-së sot kanë filluar stërvitjet ushtarake.

Kështu ka njoftuar FSK-ja përmes një postimi në Facebook.

Programi i stërvitjes ushtarake do të zgjasë 9 javë, periudhë kjo gjatë së cilës do të sfidohen me rregullat dhe jetën ushtarake për tu bërë e pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Fillojnë stërvitjet rekrutët e rinj të FSK-së

Rekrut të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës filluan sot stërvitjen ushtarake bazë në Qendrën e Stërvitjes Bazike të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën ,, Skënderbeu “ në Ferizaj.
Programi i Stërvitjes Ushtarake për rekrutet do të zgjasë 9 javë dhe do të jetë rezident, ku të rinjtë gjatë kësaj periudhe do të sfidohen me rregullat dhe jetën ushtarake që është kushti bazë për tu bërë e pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.