Lokale - eSIMy

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka marrë sot vendim për masën e sigurisë ndaj dy biznesmenëve Hajdar Hajdari dhe Mehdi Gjoka, të arrestuar të premten në aksionin e e doganes e policisë.

Kjo gjykatë ka vendosur për për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tyre.

“Ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ata dyhsohen se kanë kryer veprën penale Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore dhe veprës penale Falsifikim i dokumenteve.

Hajdar Hajdari është pronar i kompanisë Alfa Trade kurse Mehdi Gjoka është pronar i kompanisë Fer Petrol.

Të dy këta biznesmen kanë lidhje të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës.