Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi bashkë me nënkryetaren, Marigona Lahu dhe drejtorin e arsimit, Avni Fetahu në Ditën Ndërkombëtare të personave me Sindromë Down, kanë vizituar shkollën “Ibrahim Rugova” në të cilën vijojnë mësimet disa prej nxënësve të prekur nga ky sindrom.

Kryetari Bulliqi tha se “Është e mrekullueshme nga ana e nxënësve të shkollave në Komunën e Podujevës, të cilët me shitjen e produkteve ushqimore kanë mbledhur mbi 2500 euro për organizatën që merret me këta fëmijë”.

Nxënësit e kësaj shkolle të prekur nga ky sindrom, kishin përgatitur kartolina të ndryshme duke përçuar mesazhe të dashurisë e barazisë mes njerëzve.

Kryetari Bulliqi u zotua që mbështetja institucionale për ta nuk do të mungojë dhe theksoi faktin që “Si shoqëri e si shtet kemi për obligim të punojmë më tepër që këtyre personave t’ju sigurojmë jetë të dinjitetshme dhe realizim të drejtave të tyre”.

21.03.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim