Në mënyrë vullnetarë qindra shqiptarë mbrojtën kufirin e Kosovës më Serbinë në fshatin Herticë të Podujevë gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Llapi.info.
Familjarët e tyre rrëfejnë për Tëvë 1, historinë e rezistencës së tyre disa vjeçare në mbrojte të atdheut.
Arif Islam Muqolli u vra në pikën kufitare më Serbinë, në fshatin Herticë duke mbrojtur atdheun së bashku më qindra shqiptarë të tjerë./Llapi.info
“Një njëri që iu përkushtua mbrojtjes së vendit, kishte një shkakthësi të jashtëzakonshme ushtarake dhe fizike dhe duke pas parasysh se e njihte pikat strategjike ai ishte i angazhuar edhe në vendosjen e vullnearëve në pikat më të ndjeshëm të mbrojtjes së kufiri”, rrëfen njëri nga familjarët e tij, Raif Muqolli
E rezistenca për të mbrojtur kufijtë e Kosovës gjatë luftës së vitit 1944 ishte e madhe.
Pas thyerjes së kësaj rezistence, fshati Herticë në Komunën e Podujevës ishte djegur dhe plaçkitur.
Kurse personat që u përfshin në këtë luftë u shpallën armiq të vendit e familjarëve të tyre iu konfiskua pasuria.
Në kujtim të këtyre 11 dëshmorëve, familjaret po kërkojnë ndihmë edhe nga qeverisja lokale që të ngrihet një lapidarë më emrat e atyre që ranë në mbrojte të vendit.






