Lokale - eSIMy

Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë zhvilluar takime me mërgimtarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, shkruan Llapi.info.

Takimet me mërgimtarë i kanë bërë të ditur vetë anëtarët e partive, ndërkohë që në ato takime është diskutuar për çështjet dhe problemet që preokupojnë diasporën kosovare.

Në një postim në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ku edhe ka publikuar pamje, ka thënë se nga bashkatdhetarët ka kërkuar që të japin kontribut në Fondin e Sigurisë.

“Së bashku me koordinatoren për çështjet e Diasporës, deputeten Time Kadrijaj, në Strasburg të Francës dhe në Ludëigsburg të Gjermanisë kam zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë. I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e Aleancës si subjekt opozitar. Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat. I sigurova për mbështetjen time të plotë në procesin zgjedhor brenda partisë, duke uruar sukses për të gjithë ata që marrin pjesë në garën zgjedhore. Aleanca është adresa e sigurt për diasporën shqiptare”, ka shkruar Haradinaj.

Takime me mëgimtarë ka pasur edhe deputeti i PDK-së, Elmi Recica. Reçica ka treguar me aktivistë të PDK-së ka diskutuar për rikthimin dhe riorganizimin e kësaj partie.

“Deputeti Elmi Reçica takon veprimtarë dhe aktivistë në Gjermani, mbështetje e madhe për PDK-në! Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka takuar mbrëmë veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare dhe aktivistë të PDK-së të Republikës së Nordrhein-Ëestfalen të Gjermanisë. Reçica ka treguar se me ta ka diskutuar për çështjet dhe problemet që preokupojnë diasporën tonë si dhe për rikthimin dhe riorganizimin e PDK-së. Gatishmëri e lartë si asnjëherë më parë për fuqizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Diasporë si dhe rikthimin e saj në krye të shtetit me qëllim të kthimit të dinjitetit qytetarë dhe qeverisjes së mirë. Diaspora jonë është promotori i të gjitha ngjarjeve historike të cilët kanë patur një rol të jashtëzakonshëm në luftën për liri dhe pavarësi si dhe në zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik të vendit”, thuhet në postimin në Facebook të PDK-së.

Me anëtarë të LDK-së në diasporë ka zhvilluar takim edhe ish-deputeti i kësaj partie, Gani Geci. Ky i fundit ka thënë se me ta ka biseduar për fuqizimin e Lidhjes në diasporë.

“Sot pata rastin të takoj kryesin e LDK-es për Gjermani të cilët kishin nji takim të kryesis në qytet Helbronn qytetet nga i cili unë ne vitin 1997 u nisa për të luftuar për Qlirimin e Kosovēs . Biseduam gjër e gjat për fuqizimin e LDK-ës në Diaspor e veqanarishtë në Gjermani i falenderoj të gjithë kryesin Kryetarin Osman Ferizin nënkryetarin Enver Musa,Abazë Imerin Idriz Zeqirajn Emin Demen Bujar Lajqin Lushë Cana Alush Zeqirajn Brahim dhe Berat Rexhaj Xhevdet Muriqi Si dhe une Gani Geci Sabi dhe Asllan Kaqanolli”, ka shkruar Geci./Llapi.info