Lokale - eSIMy

Llapi.info ju sjell pamje të rralla të protestës së vitit 1989, të mbajtura në Podujevë, në kundërshtim të dhunës së pushtetit serb ndaj shqiptarëve të pafajshëm, shkruan Llapi.info. 

Shumë llapjanë, përkundër rrezikut, dhunës deri në eliminim fizik – me të cilat mund të përballeshin, nuk hezitonin të dilnin dhe protestonin në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe për të kërkuar liri.

Në pamje përveç dhunës çnjerëzore të policisë serbe, shihet edhe trimëria e banorëve të të gjitha pjesëve të Podujevës, për t’u përballur me ta dhe për t’i kërkuar të drejtat e tyre./Llapi.info

Më poshtë pamjet: