Një rrahje ka ndodhur sot në Qendrën Emergjente të Podujevës, raporton Llapi.info.
Burime të Llapi.info bëjnë të ditur sulmi ka ndodhur ndaj mjekut A.B., i cili është edhe udhëheqës i Emergjencës në Podujevë.
Tutje, Llapi.info mëson se A.B., ka pësuar edhe lëndime trupore. Siç ka mësuar portali, i njëjti person ka sulmuar ditë më parë edhe mjekun tjetër, I.H.
Llapi.info ka kontaktuar edhe me zyrtarë policorë, por deri në momentin e publikimit të lajmit, të njëjtit nuk kanë dhënë detaje./Llapi.info






