Në fshatin të Pollatë të Podujevës, ekipet e Policisë së Kosovës kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar, raporton Llapi.info.
Ai dyshohet se kishte vjedhur derivate të naftës me sasi rreth 70-80 litra nga rezervuari i një autobusi. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur derivate të naftës me sasi rreth 70-80 litra nga rezervuari i autobusit te ankuesit mashkull kosovar . Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info






