Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 20:00 në komunë të Podujevës, saktësisht te “Rruga e Xhamisë”.

Lajmi është konfirmuar nga mjekë në Emergjencën e Podujevës, ani pse nuk kanë dashur të japin detaje rreth këtij rasti.

Ata thanë se ka të lënduar në këtë aksident, por që nuk janë lëndime serioze.

Në anën tjetër, Llapi Info, po pret informacione zyrtare nga Policia e Kosovës – e cila gjithashtu ishte në vendngjarje.