Koordinatori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar për 15 aderime të reja në këtë parti, raporton Llapi.info
Bulliqi thotë që Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë e hapur e mikpritëse gjithmonë për profesionistë e dashamirës të ndryshimeve progresive.
Shkrimi i plotë nga Shpejtim Bulliqi:
Në cilësinë e koordinatorit të Qendrës së Lëvizjes në Podujevë, sot iu kam uruar mirëseardhje mbi 15 anëtarësimeve të reja që sot na u bashkuan në subjektin tonë politik.
Njerëz të moshave dhe të profesioneve të ndryshme që kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të kontribuar në forcimin e organizatës sonë dhe në objektivat që i kemi si subjekt politik në ndryshimet shoqërore.
Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë e hapur e mikpritëse gjithmonë për profesionistë e dashamirës të ndryshimeve progresive.






