Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike, në Podujevë, Ekrem Hyseni, në 32 vjetorin e formimit të degës së kësaj partie, i ka ftuar llapjanët të bëhen pjesë e kësaj partie, njofton Llapi.info.
Ai i ka falenderuar të gjithë aktivistët dhe mbështetësit e LDK-së në Podujevë, për siç tha ai; mbështetjen që ua kanë dhënë për shumë vite.
Shkrimi i plotë nga Ekrem Hyseni:
Të dashur veprimtarë, përfaqësues të strukturave tona, anëtarë dhe simpatizantë LDK-së, ju që me mundin dhe kontributin tuaj përgjatë këtyre viteve, e mbajtët gjallë e të fortë LDK-në e Llapit, urime përvjetori i 32-të i shtpisë tonë të përbashkët!
Në këtë datë të shënuar, fitoj nga rasti, t’ju falënderoj nga zemra secilin prej Jush, që po i qëndroni besnik Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke ju garantuar për bashkëpunim të mirë, e komunikim të sinqertë, të ndërtuar duke vlerësuar kontributin e secilit!
Sot, zotohem para jush se LDK–Podujevë do të jetë e hapur për të gjithë, ndaj ju bëjë thirrje për përfshirje sa më të madhe në strukturat tona, sidomos, grave dhe të rinjve, ku shpejt do të kemi procese zgjedhore.
Si i pari i LDK-Podujevë do të jem gjithmonë në shërbimin tuaj, duke krijuar hapësirë për sa më shumë energji të reja, e kreative, në mënyrë që ta mbajmë LDK-në forcë kryesore politike.
Urime 32 vjet LDK Podujevë!
Zoti e bekoftë Llapin!
Zoti e bekoftë LDK-në!
Me respekt;
Ekrem Hyseni






