Përveç menaxherit të HIB Petrol, nga aksioni i Doganës së Kosovës ndaj disa kompanive të shitjes së derivateve, janë arrestuar edhe dy persona tjerë, shkruan Llapi.info.
Bëhet fjalë për kompanitë; Fer Petrol dhe Alfa Trade.
Lajmi për arrestimin e tyre u konfirmua në komunikatën zyrtare të Doganës, ku theksohet se janë arrestuar tre përgjegjës në të tri kompanitë ku është zhvilluar aksioni.
Sipas njoftimit, këto kompani, dëmtuan shtetin e Kosovës në vlerë prej 600 mijë euro.
“Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar në dokumente të falsifikuara ndër vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Dogana me aksion të madh edhe në dy kompani të derivateve nga Drenica (FOTO)






