Lokale - eSIMy

Doganierët e shtetit gjatë ditës së djeshme kanë kontrolluar edhe dy kompani, Fer Petrol-in dhe Alfa Trade-in.

Të njëjta po ashtu dyshohen për “falsifikim të dokumenteve me qëllim të lirimit nga taksat”.

Për pasojë, në këto dy kompani ka edhe të ndaluar mëson Gazeta Insajderi.

Se ka pasur ndalime gjatë kontrollit të mbrëmshëm të doganierëve e ka konfirmuar edhe drejtori i Doganës, Agron Llugaliu.

Zbarkimi i doganierëve në HIB Petrol – Drejtori i Doganës jep detaje për Insajderin

Ndryshe, Fer Petrol dhe Alfa Trade janë dy kompani nga Drenica, kompani këto të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës.

Pronarët e këtyre dy kompanive kanë lidhje të afërta më zyrtarët e Partisë Demokratike, parti kjo që e kanë ndihmuar në forma të ndryshme.

Ndryshe, Gazeta Insajderi ka raportuar gjatë ditë se Fatbardh Xhaferi, menaxheri i kontratave në kompaninë e derivateve “Hib Petrol”, është ndaluar dje pas kontrollit të Doganës në korporatën e biznesmenëve ferizajas.

Aksione të radhës paralajmëroi edhe drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu paralajmëron aksione tjera sikur ajo në HIB Petrol