Një rrahje ka ndodhur rreth orës 13:20 në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, një person ka pësuar lëndime trupore, ndërkohë që dy persona janë arrestuar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e rrahjes, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin e saj ditor, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






