Lokale - eSIMy

Sot janë bërë 32 vjet nga rënia e llapjanit, Sami Rama, shkruan Llapi.info.

Dëshmori Sami Rama, ishte vetëm 17 vjeçar, kur u vra nga forcat serbe në qendër të qytetit të Podujevës.

Në atë kohë, në vitin 1990, ishin protestat e organizuara në Llap, ku Samiu si i ri mori pjesë në kundërshtim të dhunës së pushtetit serb ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Gjatë protestave ai mori plagë të cilave nuk u mbijetoi, por që amaneti dhe përpjekja e tij për liri, u çuan në vend nëntë vite më vonë./Llapi.info