Lokale - eSIMy

Ka diplomuar kontigjenti i ri i specialistëve të FSK-së, për Operacione Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes.

Kështu ka njoftuar Mimistri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.

Toger Valdet Halimi, Rreshter shtabor Sabri Osmani, Rreshter shtabor Burim Haxhijaj dhe Rreshter shtabor Vedat Shatri, kanë diplomuar sot në Qendrën Trajnuese Ushtarake në Çeki, përkrah kolegëve nga vendet e ndryshme.

Mehaj ka cilësuar se ushtarët e FSK-së kanë mësuar mbi teknikat dhe procedurat më të avancuara.

Postimi i plotë:

Një lajm i shkëlqyeshëm i radhës,

Diplomon kontingjenti i ri i specialistëve tanë për Operacione Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes.

Përkrah kolegëve nga vende të ndryshme të Botës, Toger Valdet Halimi, Rreshter shtabor Sabri Osmani, Rreshter shtabor Burim Haxhijaj dhe Rreshter shtabor Vedat Shatri, kanë diplomuar me sukses në Kursin për Operacione Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes (MPSO), në Qendrën Trajnuese Ushtarake Britanike në Vyskov të Çekisë,
Përgjatë një muaji, ushtarakët tanë kanë mësuar mbi teknikat dhe procedurat më të avancuara që aplikohen gjatë operacioneve të ngjashme, nga instruktorët britanik me cilësi të lartë dhe me një përvojë të pasur operacionale nga teatrot kryesore të konflikteve.

Ushtarakët tanë të gatshëm si gjithmonë për të dhënë kontributin efektiv, në operacione shumëkombëshe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në Botë.

Së bashku me partnerët tanë vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!🇬🇧🤝🇽🇰