Lokale - eSIMy

“Merr një libër, lër një libër”, është motivi i minibibliotekës që u vendos mbrëmë në shesh të Podujevës, nga nxënës të shkollave fillore të qytetit dhe OJQ-së “Toka”, raporton Llapi.info.

Kjo iniciativë është mbështetur edhe nga Komuna e Podujevës, ku e pranishme ishte nënkryetarja, Marigona Lahu.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Podujevës:

Vendoset minibibliotekë në sheshin e qytetit

Nismës së nxënësve të shkollave fillore të qytetit dhe OJQ-së “Toka”, për vendosjen e minibibliotekës në sheshin e qytetit, me motivin “ Merr një libër, lër një libër” iu bashkua nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu me dhurimin e librit autobiografik të fitueses së çmimit Nobel për Paqe, Malalës, zërit të luftëtares trime, e cila lufton për arsimimin e vajzave pakistaneze.

Nënkryetarja Lahu i siguroi iniciatorët për përkrahje të vazhdueshme të qeverisjes komunale dhe i ftoi nxënësit të vazhdojnë me iniciativa të nxitjes së nxënsëve dhe qytetarëve për lexim të vazhdueshëm që i kontribon edukimit qytetar!

19.03.2022, Podujevë

Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim