Kartëmonedha false prej 100 euroshe janë lëshuar shumë në qarkullim kohëve të fundit, raporton Llapi.info.
11 raste janë raportuar në Polici, vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Llapi.info raportoi para disa ditësh për disa raste të tilla edhe në pjesë të ndryshme të Podujevës.
Rasti më i fundit, është ai i së premtes në fshatin Lluzhan. Një banor ka raportuar në polici, se ka hasur në një karëmonedhë të falsifikuar.
Monedha i përket shumës 100 euroshe, teksa policia fton të gjithë qytetarët që t’i raportojnë rastet e tilla dhe të kenë kujdes kur të pranojnë kartëmonedha 100-she./Llapi.info
Kujdes me para të falsifikuara – Në polici raportohen 11 raste të mashtrimeve me 100-she false






