Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Hilmi Hoxha, sot ka zhvilluar takim me shefin e njësitit të KFOR-it nga LMT në Podujevë, Mark Nemes, njofton Llapi.info.
Siç ka bërë të ditur kumtesa komunale, gjatë këtij takimi kryesuesi i Kuvendit, Hoxha e ka njoftuar togerin Nemes rreth punëve dhe vendimeve që ka marrë Kuvendi Komunal gjatë këtij mandati.
“Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Hilmi Hoxha, sot ka zhvilluar takim me shefin e njësitit të KFOR-it nga LMT në Podujevë, Mark Nemes. Kryesuesi Hoxha në këtë takim njoftues së pari e uroi Togerin Nemes për marrjen e detyrës si shef i njësitit të KFOR-it në Podujevë dhe i uroi shumë suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij. Gjatë këtij takimi kryesuesi i Kuvendit, Hoxha e ka njoftuar togerin Nemes rreth punëve dhe vendimeve që ka marrë Kuvendi Komunal gjatë këtij mandati, si dhe e informoi për angazhimet e Kuvendit për shtyrjen përpara të projekteve komunale. Kryesuesi shprehu mirënjohje në emër të institucioneve komunale për bashkëpunimin e deritanishëm me KFOR-in dhe shprehu zotimin për thellimin e këtij bashkëpunimi, me qëllim të krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë. Ata u dakorduan që të jenë në kontakte të vazhdueshme, me këtë rast kryesuesi Hoxha e ftoi Togerin Nemes në përcjelljen e punës së kuvendit komunal dhe organeve të tij”, thuhet në njoftim./Llapi.info






