Lokale - eSIMy

Një grua në Podujevë është arrestuar dje nga Policia nën dyshimin për dhunë në familje, njofton Llapi.info. 

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se ajo është arrestuar pasi që kishte rrahur burrin e saj.

“Podujevë 17.03.2022 – 10:50. Është arrestuar e dyshuara, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info