Lokale - eSIMy

Sabile Jakupi, infermiere për shumë vjet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), është pensionuar sot, raporton Llapi.info.

Drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe kryeinfermierja, Adelina Stublla, e kanë falenderuar infermieren Sabile Jakupi, për kontributin e saj që ka dhënë për sektorin e Shëndetësisë në Podujevë.

“Sot më datë 17.03.2022 ,duke u falenderuar për kontributin e saj, percollëm në pensionim inf.Sabile Jakupi. I urojmë shëndet dhe gjitha të mirat në jetë”, shkruan në njoftimin e QKMF-së.

Infermierja Latifi-Jakupi ka punuar për gati 45 vite si personal mjekësor në Podujevë./Llapi.info