Lokale - eSIMy

Shoqata “Jetimat e Ballkanit, kanë filluar ndërtimin edhe të tetë shtëpive të reja, për familjet skamnore në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në nisjen e ndërtimit të këtyre shtëpive, prezent ishte edhe udhëheqësi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Shkrimi i plotë nga Bulliqi: 

Bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati ishim në vizitë tek familjet që sot ka filluar ndërtimi i shtëpive për 8 familje me kushte të rënda banimi.

Këto shtëpi po ndërtohen në kuadër të memorandum bashkëpunimit që kemi si komunë me Shoqatën Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”. 🏠🏠

Urime familjeve përfituese!
Zoti i shpërbleftë të gjithë donatorët!