Lokale - eSIMy

Zyrtari policor, Burim Tahiri është varrosur sot pasi mbeti i vrarë mëngjesin e djeshëm kur arma i shkrepi aksidentalisht, teksa futej në veturë.

Ngjarja ndodhi në poligonin e Cërrnushës, ku policët kishin shkuar për ushtrime.

Tahiri u varros sot në varrezat e reja në Vinarc të Epërm.

Në varrim kanë marrë pjesë familjarë, miq dhe kolegë të tij.

Ndryshe, i gjithë qyteti i Mitrovicës dje është tronditur nga vdekja e hershme e policit Tahiri.