Janë duke vazhduar rastet e qarkullimit të parave të falsifikuara edhe në Podujevë, raporton Llapi.info.
Përderisa një rast i tillë ndodhi të martën, edhe dy raste të tjera janë raportuar në Polici. Fillimisht nga një punëtor i një banke, kurse tjetri nga një pronar i një marketi.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë, 16.03.2022 – 16:40. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bakës, ka informuar se nga një klient janë deponuar 500 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Hys Popova, Podujevë, 16.03.2022 – 19:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vendin e punës në market ka pranuar një monedhë prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia në raportin e saj ditor./Llapi.info






