18 vite më parë vdiqën 3 fëmijë pasi dyshohet se u ndoqën nga serbët, një ditë më vonë u vranë edhe 12 shqiptarë.
Para 18 vjetësh valët e këtij lumi morën jetën e 3 fëmijëve në fshatin Çabër. Florent Veseli, Egzon Deliu dhe Avni Veseli u hodhën në lumin Ibër e më nuk dolën të gjallë.
Por, hedhja e tyre ne lumin e thellë, të ftohtë e të rrëmbyeshëm nuk ishte e rastësishme.
Fitim Veseli i cili ishte shok i viktimave, e që arriti të shpëtojë e kishte përshkruar këtë ngjarje të rëndë për të. Ai kishte dëshmuar se fëmijët ishin përndjekur nga një grup i të rinjve të komunitetit serb.
Ata dyshohet se me vete kishin pasur një qen të cilin e kishin vërsulur kundrejt fëmijëve. Nga frika e duke u ndjerë të sulmuar, hedhjen në lum, fëmijët e panë të vetmin opsion.
Zaim Deliu, që është babai i viktimës Egzon Deliu këtë ditë e kujton si ditën më të hidhur të jetës së tij.
Deliu, mallin për djalin e largon përmes fotografisë së tij që gjithmonë e mban afër. Por ndryshe ndihej familja Deliu një ditë pasi kishte ndodhur ngjarja.
Meqenëse djali i tij nuk jeton më, familja Deliu, kanë vendosur që emrin e Egzonin ta ripërtijnë tek nipi i tyre.
Vdekja e të rinjve dhe mënyra se si ndodhi ngjarja nuk u pritë mirë nga shqiptarët e Kosovës anembanë.
Demonstratat fillimisht, u nisën si paqësore të cilat u organizuan nga mantelbardhët, profesorët e nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.
Por, menjëherë filluan provokimet nga serbët e asaj ane, përcjell Jepi zë.. Trazirat e Marsit filluan me fyerje, sharje e gjuajte me gur në mes të dy etnive.
Por, më pas gjendja eskaloi e filluan të përdoren edhe armët. Rreth 900 persona mbetën të lënduar.






