Lokale - eSIMy

Në mëngjesin e së mërkurës një polic është vetëvrarë, aksidentalisht, në Mitrovicë.

Ngjarja ndodhi në Cërnushë, ku pjesëtarët e policisë shkojnë për të kryer stërvitje të gjuajtjes në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri-certifikim).

Por, ‘vetëvrasja e gabimshme’ dyshohet të ketë ndodhur pasi polici i kreu stërvitjet në poligon dhe ishte afruar tek vetura zyrtare që ishte e parkuar. Aty, sipas burimeve të televizionit dyshohet se i shkrepi arma dhe ai u qëllua në pjesën e gjoksit.”

Nga plagët që mori, 44-vjeçari, vdiq në vendin e ngjarjes, meqë në spitalin rajonal të Mitrovicës u dërgua pa shenja jete.

“Ka ardhur me plagë që dyshohet së është vetëvrasje, plaga e parë është hyrëse në pjesën e përparme të streumit të kraharorit dhe plaga dalëse mes shpatullave.”, tha Vehbi Salihu, Specialist i Emergjencës, Spitali i Mitrovicës.