Lokale - eSIMy

55 mijë e 200 euro janë grumbulluar për shërimin e të riut nga Gjakova, Shkëlzen Thaqi.

Ai nesër do të udhëtoj për në Turqi për trajtim.

Kështu ka bërë të ditur Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

BAMIRES FALEMINDERIT 🙌🏻

Per vetem pak kohe arrihet te grumbullohet shuma e 55.200€ fal besimit dhe mbeshtetjes se Bamiresve ne inicjativen e Fondacionit Humanitar Avni Hyseni per Shkelzen Thaqi nga Skivjani i Gjakoves i cili neser ne mengjes do udhtoj per trajtim dhe operimin e jetes ne Turqi.

Shuma e kerkuar nga Spitali ishte 30.000€ te cilen shum (pagesen) e ka kry sot Fondacioni nga llogaria bankare kurse shuma tjeter do jete ne dispozicion te Shkelzenit ne qoftse ka nevoj edhe per ndonje trajtim shtese si dhe pagesat e udhtimit dhe kthimit nga Turqia.

Secili Bamires qe e ndihmoj ne baze te mundesive 21 vjeqarit nga Skivjani i Gjakoves ZOTI jau shperbleft dhe Shkelzeni past fat dhe sukses ne trajtim dhe operim.

BAMIRES KURR ZOTI MOS JU HUPT 🙌🏻