Restaurant ‘Ora’ ka marrë vendim t’i ndajë 21 bursa për studentët llapjanë.
21 bursat për studentët llapjanë, do të jenë për nxënës me sukses të shkëlqyeshëm, teksa ndarja do të bëhet si në vijim;
Gjimnazi “ Aleksandër Xhuvani” – 6 Bursa
* Shkolla e mesme ekonomike “ Isa Boletini”- 3 Bursa
* Shkolla e mesme teknike “ Fan S Noli” – 3 Bursa
* Shkolla “ Nuhi Gashi” – Bradash 3 Bursa
* Shkolla “ Kongresi i Manastirit” – Gllamnik 3 Bursa
* Medreseja “Alauddin” 3 Bursa për nxënës të përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Podujevës që ndjekin mësimet në këtë medrese në Prishtinë.
Njoftimi i plotë nga Restaurant Ora:
RESTAURANT ORA NDANË 21 BURSA PËR NXËNËS TË SHKËLQYER LLAPJANË
Të dashur klient faleminderit nga zemra që me vizitat tuaja të përditshme po i mundësoni Restaurant ORA, në emër tuajin ti ndaj 21 bursa për nxënës të shkëlqyer llapjanë të disa shkollave fillore dhe të mesme.
Ndihemi shumë të nderuar që kontributin e vazhdueshëm për komunitetin, në të kaluarën me ndërtim shtëpie, ndihmën e shume familjeve me nevoj, tani po e kthejm me mbështetje direkte financiare për këta nxënës, që në këto kohë të vështira të ua lehtësojm shkollimin, të ua shtojmë motivimin por edhe të ndërtojm të ardhmen e shtetit tonë.
Të gjithë nxënësit përfitues, janë nxënës me sukses të shkëlqyer dhe pjesëmarrës në gara vendore dhe ndërkombëtare në lëndë të caktuara. Përzgjedhjen e tyre e kemi deleguar tek shkollat përfituese dhe këshilli i arsimtarëve, pa interferime dhe me kritere të matshme.
Shkollat që do të përfitojnë këtë vit janë:
* Gjimnazi “ Aleksandër Xhuvani” – 6 Bursa
* Shkolla e mesme ekonomike “ Isa Boletini”- 3 Bursa
* Shkolla e mesme teknike “ Fan S Noli” – 3 Bursa
* Shkolla “ Nuhi Gashi” – Bradash 3 Bursa
* Shkolla “ Kongresi i Manastirit” – Gllamnik 3 Bursa
* Medreseja “Alauddin” 3 Bursa për nxënës të përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Podujevës që ndjekin mësimet në këtë medrese në Prishtinë.
Shpërndarjen e bursave në emër tuajin dhe të Restaurant ORA, do ta bëjë Nexhmi Hoti – Pronar i Restaurant ORA dhe veteran i arsimit.
Faleminderit që jeni pjesë e sukseseve të përbashkëta!







