Lokale - eSIMy

Kuvendi i Kosovës ka hedhur para pak minutash në votim kodin e ri civil.

Krykuvendari, Glauk Konjufca, gjatë seancës tha se 77 deputetë janë në sallë, teksa u shpreh se 16 ligjvënës nuk kanë votuar fare.

Konjufca shtoi se 61 deputetë kanë votuar dhe 28 janë për, 29 kundër, dhe katër kanë abstenuar.

Rrjedhimisht, ky kod civil nuk miratohet nga Kuvendi.

“Moti nuk ka pasur votim më të larmishëm në Kuvendin e Kosovës”, tha Konjufca, teksa shtoi se nuk është diçka e pazakontë se kudo në botë ka ndodhur kështu.