Lokale - eSIMy

Me të kaluar vendimi nga kuvendi komunal i Podujevës, për ndarjen e 70 mijë eurove për dihmë ndaj familjeve në nevojë në Podujevë, ka reaguar kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, raporton Llapi.info.

Bulliqi i falënderoi të gjithë asambleistët që votuan në mënyrë unanime për këtë vendim, teksa thotë se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Bulliqi theksoi se vetëm gjatë vitit të kaluar, Komuna e Podujevës, në forma të ndryshme siguroi donacione në ndihmë ndaj qytetarëve, në vlerë prej 420 mijë eurove.

Shkrimi i plotë nga Bulliqi:

Ndahen 70 mijë euro për pako ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë

Sot Kuvendi Komunal në Podujevë ka marrë vendim që të ndahen 70 mijë euro nga kategoria e subvencioneve për familjet skamnore. Si qeverisje komunale angazhohemi vazhdimisht që familjeve me gjendje të vështirë ekonomike t’ju ndihmojmë në forma të ndryshme.

Kontaktet e shumta që kemi me donatorë, kemi siguruar jashtëzakonisht shumë ndihma për këto familje. Dua ta theksoj që vetëm gjatë vitit të kaluar kemi siguruar donacione mbi 420 mijë euro dhe po synojmë që përmes subvencioneve e formave të tjera të ndihmës të jemi pranë tyre e të përmirësojmë mirëqenien e tyre.

I përgëzoj asamblistët e Kuvendit që unanimisht votuan pro kësaj ndihme!