Kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka njoftuar se janë ndarë 70 mijë euro me vendim të Kuvendit Komunal, për t’i ndihmuar familjet në nevojë, raporton Llapi.info.
Hyseni thotë se ndihet i lumtur se kjo iniciativë e LDK-së ka marrë mbështetje nga asambleistët e Kuvendit Komunal të Podujevës.
Shkrimi i plotë nga Ekrem Hyseni:
Jashtëzakonisht i lumtur që Kuvendi i Komunës së Podujevës iu përgjigj pozitivisht iniciativës së Grupit të Këshilltarëve të LDK-së për të ndarë mjete buxhetore në mbështetje të familjeve në nevojë.
Falë kësaj iniciative, sot janë ndarë 70 mijë euro, përmes të cilave do të sigurohen pako ushqimore dhe higjienike për këto familje.
Si LDK do të inicojmë, e do ta mbështesim secilën iniciativë që shkon në dobi të qytetarëve llapjanë.
Gjithashtu, kërkojmë nga ekzekutivi që në afat sa më të shpejtë kohor të zhvilloi të gjitha procedurat në mënyrë që pakot të arrijnë te familjet në nevojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Uroj grupin për iniciativën dhe falënderoj të gjithë kuvendarët që e mbështetën.
I juaji, Ekrem Hyseni.






