Lokale - eSIMy

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë tash e sa kohë është duke u përballur me mungesë të mjekëve dhe infermierëve, raporton Llapi.info.

Mungesa e personelit mjekësor ka shtyrë drejtorinë e Shëndetësisë që të hap konkurs për pranimin e 10 mjekëve të përgjithshëm, konkurs ky i hapur muaj më parë.

Ndërkohë sot Komuna e Podujevës ka publikuar emrat publikuar emrat e kandidatëve që janë futur në listën e ngushtë, në konkursin për mjek të përgjithshëm.

Alberta Humolli, Ardit Gola, Driton Ahmeti, Enis Fejza, Krenar Berisha, Krenar Xhafa, Liridon Hasani, Uran Krasniqi, Valmire Podvorica dhe Verona Pestisha, janë dhjetë kandidatët që kanë hyrë në listën e ngushtë në konkursin për mjek të përgjithshëm.

Sipas njoftimit, këta dhjetë kandidatë do të testohen me shkrim.

Ndryshe, ikja e personelit mjekësor jashtë shtetit ka reduktuar stafin nëpër disa qendra të mjekësive familjare në Podujevë./Llapi.info