Lokale - eSIMy

50 pako ushqimore janë ndarë për familjet skamnore nga biznesi llapjan, “Moni Market”, njofton Llapi.info.

Siç ka njoftuar kumtesa komunale, secila pako ushqimore ka kapur shifrën e vlerës 50 euro.

“Sot janë shpërndarë nga një pako ushqimore për 50 familje me gjendje të rëndë sociale nga “Moni Market”. Pakot ushqimore për një familje janë në vlerë të 50 eurove dhe shpërndarja e përzgjedhja është bërë nga ana e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Driton Veliu në emër të Komunës së Podujevës, ka falënderuar donatorin për ndihmën e ofruar për familjet në nevojë dhe ka thënë se si drejtori po bashkëpunojnë me organizata e donatorë të ndryshëm për të siguruar sa më shumë donacione për familjet skamnore”, thuhet në njoftim./Llapi.info