Lokale - eSIMy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur për rritjen e çmimeve të produkteve bazë në ditët e fundit në Kosovë.

Kurti ka thënë se Kosova iu bashkua BE-së dhe Amerikës në dënimin e agresionit në Ukrainë dhe se sanksionet ndikuan edhe më rritjen më të tej të çmimeve.

Kurti ka paralajmëruar se ata që abuzojnë me çmime në kurriz të qytetarëve do të ndëshkohen e duhet të ndëshkohen.

“Në fundvit patëm rritje enorme të çmimit të energjisë që ndikoi në rritjen e një sërë produktesh që varen nga ky çmim. Këtë vit kemi edhe invazionin rus që ka sjellë në nivel global rritje të çmimeve të energjisë dhe karburanteve.

Kosova i është bashkuar BE-së dhe Amerikës në dhe sanksionet kanë ndikuar edhe më shumë në çmime.

Kjo është kostoja e solidaritetit me popullin Ukrainën dhe vlerave perëndimore. Rritja e çmimeve është shqetësim i çdo qytetari, ne jemi duke punuar që të mbështesim qytetarët. Ata e njohin shumë mirë përpjekjen e qeverisë tonë. Ata që abuzojnë me çmime në kurriz të qytetarëve do të ndëshkohen e duhet të ndëshkohen”, u shpreh Kurti.

Referuar kërkesave të partive opozitare që ulet akciza dhe tvsh-ja për disa produkte, Kurti ka thënë se qytetarët kanë dëshmuar se nuk janë kundër taksave të shtetit, port vjedhjes së xhepit.

“Qytetarët nuk janë kundër taksave të shtetit, por vjedhjes së xhepit. Qytetari ynë do rend. I bëjë thirrje të mos bien pre e manipulimeve të tregtarëve të pandërgjegjshëm”, u shpreh Kurti.