Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një person që ishte aksidentuar me veturë në fund të muajit shkurt, në Gjilan.
Sipas njoftimit të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Raportohet se me datë 14.03.2022 i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.






