Lokale - eSIMy

Një person është vetë-plagosur me armë zjarri në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është vetë plagosur me armë zjarri-revole. I dyshuari fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Podujevës e më pas është dërguar në QKUK ku edhe vazhdon trajtimi i tij dhe është nën sigurim policor. Nga njësitë përkatëse policore është sekuestruar një revole, një karikator, një fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info