Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, sot ka ditëlindjen dhe i mbush 51 vjet.
Gruaja e tij, e cila është njëherësh edhe deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti – Selimi, ia ka uruar atij ditëlindjen.
Selimi këtë ditëlindje e pret në paraburgim në Gjykatën Speciale të Hagës, ku është duke u gjykuar nën dyshime për krime lufte.
“Urime ditëlindjen Rexhë!”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.






