Lokale - eSIMy

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, thotë se partia që ai e udhëheq do të merr pjesë në zgjedhje të reja kurdo që do të mbahen ato.

Madje, Molliqaj thotë se është i bindur që PSD e vetme do ta kalojë pragun për të qenë pjesë e Kuvendit.

“Kurdo që do të mbahen zgjedhjet e reja, PSD do të merr pjesë në to. Jam thellësisht i bindur se me këtë rritje PSD do të jetë pjesë e Kuvendit”, tha ndër të tjera Molliqaj në ‘Politiko’