Ditë më parë, Komuna hapi një tender për realizimin e analizës së fizibilitetit të parkut industrial në Komunën Podujevës, shkruan Llapi.info.
Mirëpo, ky tender është anuluar. Deri tek vendim ka ardhur pasi nuk ka aplikuar asnjë operator për t’i kryer këto analiza të fizibilitet.
Sipas kontratës të publikuar, për këtë Komuna kishte ndarë 7 mijë euro, si vlerë të parashikuar për kontratë. Kohëzgjatja e kësaj kontrate, nëpërmjet së cilës bëhet kjo analizë, në njoftim thuhet se është 30 ditë.
Studimi i fizibilitetit përmban gjendja aktuale, përshkrimin e idesë së projektit, qëllimet, objektivat, arsyeshmëria ekonomike dhe metodologjia e punës.
“Operatorët ekonomikë do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze”, thuhej në njoftim./Llapi.info