Lokale - eSIMy

Dogana e Kosovës ka mbeshtetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtarë doganorë nën dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Pas arrestimit të tyre, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor, njofton Dogana, transmeton Express.

Në Qafë Morinë ka përfunduar aksioni i Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, raporton T7 nga vendi i ngjarjes. Pasi që policët që ishin në ndërrim u arrestuan, Policia e Kosovës dërgoi policë nga pikat e tjera kufitare për të mbuluar mungesën e tyre.

Nga ky aksion pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve policorë.