Disa zyrtarë policorë janë arrestuar e më pas nën pranga janë dërguar në automjetin e Inspektoratit Policor.
Operacioni “Pika” ka nisur që nga orët e hershme të mëngjesit dhe synon arrestimin e dhjetëra zyrtarëve policorë për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ky operacion po mbështetet edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencës, Dogana dhe Policia e Kosovës.
Aksioni i përbashkët i IPK-së dhe Prokurorisë Speciale thuhet në komunikatë se do të rezultojë me arrestimin e dhjetra zyrtarëve policorë.






