Lokale - eSIMy

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të rritet në diasporë.

Deputeti i kësaj partie, Elmi Reçica përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në Malmö të Suedisë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Degës së partisë dhe janë zgjedhur organet drejtuese.

Postimi i tij:

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të rritet në Diasporë!

Sot, në Malmö të Suedisë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për këtë shtet. Me këtë rast, Kryetar i Degës u zgjodh, Valon Kryeziu, ndërsa Nënkryetar Hisret Kyçyku. Po ashtu u votua për Këshillin e Degës dhe Kryesinë, të cilët bashkërisht do ta fuqizojnë PDK-në në Diasporë.

Urime të gjithë delegatëve të zgjedhur në strukturat drejtuese të Degës si dhe të gjithë delegatëve pjesëmarrës të këtij Kuvendi zgjedhor!

Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë me themelimin e Degëve të reja dhe fuqizimin e saj në Diasporë, me qëllim të krijimit të mundësive që Diaspora jonë të jetë sa më prezent në jetën politike, për të kontribuar me potencialin e saj në zhvillimin e vendit përmes resurseve humane apo edhe të kapitalit.