Lokale - eSIMy

Një punëtorë në një pompë derivatesh në Skenderaj, ka raportuar në polici rastin që nga një person tjetër ka pranuar një monedhë prej 100 eurosh, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Sipas policisë monedha është në ekzaminim dhe rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pompë derivatesh ka raportuar se nga një klient ka pranuar një monedhë prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.