Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, po vazhdon vizitat zyrtare në Austri, shkruan Llapi.info.
Pas takimeve me zyrtarë komunalë, Bulliqi sonte është pritur edhe nga disa mërgimtarë kosovarë që jetojnë në këtë shtet. Kështu ka bërë të ditur Bulliqi në një postim në Facebook.
“Mikpritje vëllazërore nga komuniteti shqiptar në Steyer të Austrisë. Për mua janë gjithmonë kënaqësi takimet dhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët tanë në mërgatë. Me ta ndamë shumë kujtime e diskutuam për shumë çështje me interes për vendin tonë”, ka shkruar ai./Llapi.info






