Lokale - eSIMy

Një shtetase siriane ka vdekur pasi u godit nga një veturë në Harilaq të Fushë Kosovës.

Ajo nuk iu mbijetoi plagëve megjithëse ekipi mjekësor arriti për rreth 10 minutash. Mjeku i QKMF-së së Fushë Kosovës, Arbnor Heta, deklaron se konstatoi vdekjen e sajë në vendngjarje, meqë nuk kishte shenja jete.

Viktima është e moshës rreth 20 vjeç, dhe sipas zyrtarëve të Qendrave të Azilit nuk ka qëndruar as në qendrën në Magure e as në Vranidoll, njofton Klan Kosova.

Klani mëson se vetura me të cilën u godit sirianja i takon një binzesi që japin vetura me qera, ndërkaq vozitësi ishte punonjës që po e dërgonte automjetin tek një klient në aeroport.
Ai tashmë është arrestuar nga organet e rendit.

Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti thonë se të tilla raste nuk janë të rralla, meqë shpejtësia që zhvillohet në atë pjesë është e madhe.