Ngritja e çmimeve vazhdon të jetë një ndër temat më të komentuara ditëve të fundit në Kosovë, raporton Llapi.info.
Kjo pasi që, ditë më parë, disa markete nëpër vend, i fluturuan çmimet e produkteve ushqimore – me qëllim të përfitimit material.
Mirëpo, përveç produkteve ushqimore, dallim të madh të çmimeve po vërehen edhe në artikuj tjerë joushqimorë.
Një lexues i Llapi.info, ka dërguar fotografi në redaksi, të një produkti, me çmime të ndryshme nga dy markete llapjane.
Në njërin market produkti mban çmimin 4.65 €, teksa në tjetrin: 3.20 €.
Ky lexues u ka bërë thirrje llapjanëve që mos të mashtrohen me çmime të produkteve, edhe për artikujt tjerë, jo vetëm ata ushqimorë./Llapi.info







