Lokale - eSIMy

Në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Mitrovicës, është inauguruar parku i erës “Selac Windpark”.

Mbi 170 milionë euro janë investuar për këtë projekt, ku fuqia e përgjithshme e instaluar është 105 megavat në orë.

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në mëngjesin e sotëm kanë marrë pjesë në inaugurimin e këtij parku. Ata kanë thënë se ky është projekti më i madh i investimit në historinë e Kosovës.

Në projektin e erës ne Bajgorë janë vendosur 27 turbina.

Me këtë rast Kurti ka thënë se kjo do të ndihmojë në prodhimin e energjisë së gjelbër dhe furnizimin e përgjithshëm me energji elektrike.

Edhe shefja e diplomacisë se Gjermanisë, Annalena Baerbock ka thënë se me këtë investim, qytetarëve do t’u mundësohet të kenë ajër të pastër.

Sipas saj, ky është hap i mirë për kalimin e Kosovës në energji të gjelbër.