Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka komentuar situatën e krijuar dje, pas rritjes së çmimeve për disa nga produktet elementare ushqimore, raporton Llapi.info.
Ai ka kritikuar disa biznese të mëdha, të cilat dyshohet se mashtruan me çmime, me qëllim krijimin e panikut tek qytetarët dhe përfitimin e tyre material.
Kaçaniku thotë se pasi që tashmë ka ndërhyrë Qeveria, duke zhvilluar aksione së bashku me Prokurorinë e Shtetit dhe Inspektoriatin, nuk beson që do të ketë më ngritje të çmimeve.
“Nuk besoj që do të ketë më ngritje të çmimeve, pasi që tashmë ndërhyri qeveria. Është e turpshme ajo që kanë dashur të bëjnë disa biznese të mëdha – që realisht janë determinuesit kryesorë të çmimeve në treg”, tha ndër të tjera për tëvë1, Selatin Kaçaniku.
1000 euro gjobë ndaj një furre buke: Pesha e bukës ishte më e ultë se që lejohet (Dokument)






