Lokale - eSIMy

Grupi i Asambleistëve të LDK-së në Podujevë, ka dërguar kërkesë për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në kërkesën e LDK-së, të mbështetur nga AAK dhe Balli Kombëtar, kërkohet të merret vendim nga ana e komunës për ndarje të mjeteve buxhetore me pako pako ushqimore dhe higjenike për familjet me asistencë sociale dhe në nevojë”.

Njoftimi i plotë nga LDK:

Të nderuar qytetarë,

Sot, Grupit të Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me mbështetjen edhe të këshilltarëve tjerë, duke u bazar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë me shkrim për thirrjen e një Seance të Jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Podujevës, me të vetmën pikë të rendit të ditës;

“Ndarja e mjeteve buxhetore për pako ushqimore dhe higjenike për familjet me asistencë sociale dhe në nevojë”.

Arsyeja e thirrjes së kësaj seance nga Grupi i Këshilltarëve të LDK-së dhe me mbështetje edhe të këshilltarëve tjerë nga AAK dhe Balli Kombtar Demokrat është situata e rënduar ekonomike dhe sociale, e krijuar si pasojë e rritjes se vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazike.
LDK Podujevë